Bota

Presidenti Erdoğan takohet me homologun malazez, Milatoviq

Erdoğan dhe Milatoviq u takuan në Baku të Azerbajxhanit në të cilin ndodhen në kuadër të Samitit të Liderëve për Konferencën e 29-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP29)

Mustafa Hatipoğlu  | 12.11.2024 - Përdıtësım : 12.11.2024
Presidenti Erdoğan takohet me homologun malazez, Milatoviq

Istanbul

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan u takua me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, transmeton Anadolu.

Erdoğan dhe Milatoviq u takuan në Baku të Azerbajxhanit në të cilin ndodhen në kuadër të Samitit të Liderëve për Konferencën e 29-të të Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike (COP29).

Takimi në ambientet ku zhvillohet samiti u mbajt me dyer të mbyllura për mediat.

Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, kreu i Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun, kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe disa zyrtarë të të dy vendeve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.