Politikë, Bota

Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin britanik në Baku

Në pritje ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, drejtori i komunikimit presidencial, Fahrettin Altun dhe disa zyrtarë turq dhe britanikë

Mustafa Hatipoğlu  | 12.11.2024 - Përdıtësım : 12.11.2024
Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin britanik në Baku

Baku

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan priti në takim kryeministrin britanik Keir Starmer në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, transmeton Anadolu.

Erdoğan dhe Starmer, të cilët ishin në Baku për Konferencën e 29-të të Palëve të Konventës në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike (COP29) Samiti i Liderëve Botërorë të Klimës, zhvilluan një takim atje.

Takimi në fjalë u mbajt e mbyllur për media.

Në pritje ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, drejtori i komunikimit presidencial, Fahrettin Altun dhe disa zyrtarë turq dhe britanikë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın