Bota

Presidenti Erdoğan: Türkiye dhe Azerbajxhani janë në anën e paqes, qetësisë dhe prosperitetit

Erdoğan dhe homologu i tij azerbajxhanas Ilham Aliyev, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së tubacionit të gazit natyror Iğdır-Nakchivan në Ankara

Ekip  | 05.03.2025 - Përdıtësım : 06.03.2025
Presidenti Erdoğan: Türkiye dhe Azerbajxhani janë në anën e paqes, qetësisë dhe prosperitetit

Ankara

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tha se vendi i tij dhe Azerbajxhani janë në anën e paqes, qetësisë dhe prosperitetit, raporton Anadolu.

Erdoğan dhe homologu i tij azerbajxhanas Ilham Aliyev, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së tubacionit të gazit natyror Iğdır-Nakchivan në Ankara.

"Tubacioni i gazit natyror Iğdır-Nakhchivan do të plotësojë iniciativat tona të mëparshme strategjike të sektorit të energjisë", tha Erdoğan në fjalimin e tij në ceremoni duke shtuar:

"Ne sot sjellim një projekt në vendet tona që do të garantojë sigurinë energjetike të Nakhchivanit për shumë vite në vijim".

Duke folur për projektet që Türkiye dhe Azerbajxhani i zbatojnë në rajon, presidenti turk tha: "Jemi të vendosur të zbatojmë së bashku të gjitha llojet e projekteve që synojnë paqen, prosperitetin dhe qetësinë rajonale".

"Türkiye dhe Azerbajxhani janë në anën e paqes, qetësisë dhe prosperitetit. Ne duam vetëm paqe në rajonin tonë, duam bashkëpunim, duam të zhvillohemi së bashku", theksoi Erdoğan.


- "Uniteti mes Türkiyes dhe Azerbajxhanit është kontribut i madh për botën turke"

Nga ana e tij, presidenti azerbajxhanas Aliyev, theksoi se projektet e tubacioneve të naftës/gazit jo vetëm që bashkuan vendet e tyre, por edhe ndryshuan hartën energjetike të Euroazisë.

"Uniteti mes Türkiyes dhe Azerbajxhanit është kontribut i madh për botën turke. Erdoğan ka rol shumë të madh në bashkimin e botës turke", theksoi Aliyev.

Para ceremonisë së hapjes së tubacionit të gazit natyror Iğdır-Nakchivan, Erdoğan e priti homologun e tij Aliyev me një ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial.

Pas ceremonisë të dy liderët pritet të zhvillojnë një takim bilateral si dhe të marrin pjesë në programin e iftarit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın