Bota

Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kancelaren Merkel

Dy liderët gjithashtu kanë theksuar se duhet të ruhet sovraniteti territorial i Sirisë dhe se duhet të hidhen hapa konkrete për të siguruar përparim në procesin politik

Enes Kaplan  | 16.04.2018 - Përdıtësım : 17.04.2018
Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kancelaren Merkel

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës turke, mësohet se në bisedën telefonike të kryer pas takimit me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti Erdoğan dhe Merkel kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth çështjeve dypalëshe dhe rajonale.

Erdoğan dhe Merkel, në bisedën telefonike kanë theksuar operacionin e ndërmarrë nga SHBA-të, Britania dhe Franca menjëherë pas sulmit me armë kimike të kryer nga regjimi i Bashar al-Asadit në Duma. Dy liderët gjithashtu kanë theksuar se duhet të ruhet sovraniteti territorial i Sirisë dhe se duhet të hidhen hapa konkrete për të siguruar përparim në procesin politik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.