Bota

Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin holandez

Gjatë bisedës presidenti Erdoğan tha se do të bëjnë përpjekje që në të ardhmen të ndërmarrin hapa për të rritur bashkëpunimin, veçanërisht marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis Türkiyes dhe Holandës

Merve Yıldızalp  | 18.03.2025 - Përdıtësım : 18.03.2025
Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin holandez

Ankara

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin holandez Dick Schoof, transmeton Anadolu.

Sipas postimit të bërë në llogarinë në rrjetet sociale të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe Holandës si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Gjatë bisedës presidenti Erdoğan deklaroi se do të bëjnë përpjekje që në të ardhmen të ndërmarrin hapa për të rritur bashkëpunimin, veçanërisht marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis Türkiyes dhe Holandës.

Presidenti Erdoğan deklaroi se hapat që do të ndërmerren dhe procesi që do të kryhet për t'i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë nuk mund të jenë të suksesshme me një qasje që përjashton një nga dy vendet.

Erdogan tha se politika gjenocidale e Izraelit, e cila filloi me ndërprerjen e ndihmave humanitare në Gaza dhe e cila në fund arriti deri në masakrimin e popullatë civile duke i dhënë fund armëpushimit nuk duhet të lejohet dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë atë që i takon në këtë drejtim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın