Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut largohet nga detyra
Zgjedhjet presidenciale pritet brenda dy muajve pasi Yoon u largua nga detyra për shkak të përpjekjes së tij të dështuar për vendosjen e ligjit ushtarak më 3 dhjetor

Istanbul
Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut ka vendosur njëzëri të largojë presidentin e akuzuar Yoon Suk Yeol nga detyra lidhur me përpjekjen e tij për shpalljen e ligjit ushtarak më 3 dhjetor, transmeton Anadolu.
Në një vendim unanim, tetë gjyqtarë zbuluan se shpallja e ligjit ushtarak nga Yoon "nuk përmbushte kërkesat ligjore për krizë kombëtare". Më 13 dhjetor, Yoon u fajësua nga Parlamenti pasi shpalli ligjin ushtarake natën e 3 dhjetorit, duke shkaktuar krizë politike në vend.
Disa anëtarë të Partisë së Pushtetit Popullor të Yoon-it u bashkuan me radhët e opozitës duke e fajësuar presidentin, i cili u zgjodh në vitin 2022.
Në janar, ai u arrestua dhe u padit për shpërdorim të pushtetit dhe udhëheqje të kryengritjes, duke e bërë atë presidentin e parë në detyrë që u dërgua në paraburgim. Ai gjithashtu ishte subjekt i një ndalimi të udhëtimit.
Megjithatë, muajin e kaluar gjykata e liroi nga burgu. Më 14 dhjetor, Asambleja Kombëtare e Koresë së Jugut votoi me shumicë dërmuese për të larguar Yoon-in nga detyra.
Fillimisht, Yoon u ndalua më 15 janar dhe zyrtarisht u arrestua më 19 janar në një hetim të zgjeruar mbi dekretin e dështuar të ligjit ushtarak, të cilin ai e mbrojti. Ai u akuzua më 26 janar dhe më vonë u lirua pas 52 ditësh në paraburgim.
Gjykata e lartë deklaroi se largimi i Yoon-it nuk ishte "abuzim me të drejtën e Asamblesë Kombëtare për ta ndjekur penalisht". Gjykata mohoi pretendimet e ekipit mbrojtës të Yoon-it se kriza ka ndodhur për shkak të mocioneve të përsëritura të fajësimit nga parlamenti i dominuar nga opozita ose për shkak të dyshimeve për mashtrime të supozuara zgjedhore.
Pasi Yoon është shkarkuar nga detyra, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda dy muajsh.
Kryeministri Han Duck-soo aktualisht po shërben si president në detyrë.
Partia e Pushtetit Popullor në pushtet e Koresë së Jugut tha se "pranon me përulësi" vendimin e gjykatës së lartë, ndërsa Partia Demokratike kryesore e opozitës tha se vendimi ishte "fitore e popullit".
Vendimi u transmetua drejtpërdrejtë dhe gjykata e dha vendimin brenda 22 minutave.