Ekip
22 Shtator 2021•Përditësim: 22 Shtator 2021
Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman sot ka dalë nga spitali, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zeman u pranua në spitalin ushtarak të Pragës më 14 shtator për atë që zyra e tij e përshkroi më vonë si një ekzaminim të planifikuar. Më vonë u tha se skanimet CT, kontrollet e sonografisë dhe testet e gjakut të kryera nga mjekët nuk zbuluan ndonjë problem apo sëmundje që do të kërcënonte jetën e tij.
Zyra tha se presidenti ishte vetëm i dehidratuar dhe pak i rraskapitur.
Për arsye të ngjashme, ai kaloi katër ditë në të njëjtin spital në vitin 2019.
Zeman, 76-vjeç, është një duhanpirës i madh që ka vuajtur nga diabeti dhe neuropatia e lidhur me të. Ai ka probleme me ecjen dhe ka përdorur karrige me rrota.
Zeman ishte paraparë që t'i kthehej detyrës së tij të mërkurën vonë.