Mahmut Atanur
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
PEKIN (AA) - Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta në mbrojtjen e sigurisë kibernetike", raporton Anadolu Agency (AA).
Jinping i cili foli në seancën e hapjes së Konferencës së dytë botërore të internetit e cila nisi në qytetin Vucin të krahinës lindore Ciciang, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për bashkëpunim kundër "terrorit të internetit" dhe luftës kundër krimeve kibernetike.
Ai theksoi se shtetet duhet të respektojnë sovranitetin e internetit ndërmjet veti, të shmangin kërkimin e superioritetit në lidhje me internetin dhe së bashku të kundërshtojnë garën për armatimin kibernetik.