Bota

Presidenti koreano-jugor: Çdo përpjekje për pushtim do të shënojë fundin e Koresë së Veriut

Yoon tha se Koreja e Veriut "mund të përdorë çdo provokim në çdo kohë" dhe shtoi se ata duhet të përmirësojnë kapacitetin e tyre ushtarak kundër Veriut

Dilara Karataş, Şilan Turp  | 21.08.2024 - Përdıtësım : 21.08.2024
Presidenti koreano-jugor: Çdo përpjekje për pushtim do të shënojë fundin e Koresë së Veriut

Ankara

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol paralajmëroi se çdo përpjekje për pushtim do të "sjellë fundin e Koresë së Veriut", transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Yonhap, Yoon ndoqi stërvitjen "Mburoja e Lirisë Ulchi" midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut, e cila do të përfundojë më 29 gusht dhe foli lidhur aktivitetet e administratës së Phenianit.

Yoon tha se Koreja e Veriut "mund të përdorë çdo provokim në çdo kohë" dhe shtoi se ata duhet të përmirësojnë kapacitetin e tyre ushtarak kundër Veriut.

"Udhëheqjes së Koresë së Veriut që kundërshton bashkimin, ne duhet t'ia bëjmë të qartë se çdo përpjekje për të çuar në një pushtim do të sjellë fundin e Veriut", deklaroi Yoon.

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja filluan stërvitjen "Mburoja e Lirisë Ulchi (UFS)" më 18 gusht për të forcuar përgatitjet e tyre të përbashkëta të mbrojtjes.

Koreja e Veriut gjithashtu e përshkroi stërvitjen si "stërvitja luftarake më agresive dhe provokuese".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.