Bota

Presidenti palestinez përsëriti kërkesën e tij për tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas në takimin që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Noel Barrot përsëriti kërkesën e tij për tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza

Aysar Alais, Gülşen Topçu  | 08.11.2024 - Përdıtësım : 08.11.2024
Presidenti palestinez përsëriti kërkesën e tij për tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Ramallah

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas në takimin që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Noel Barrot përsëriti kërkesën e tij për tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, Abbas u takua me Barrot në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Në takimin ku u diskutua për "krimet e vrasjes dhe lënies në uri" të kryera nga ushtria izraelite kundër popullit palestinez në Gaza, Abbas përsëriti kërkesën e tij për zbatimin e rezolutës 2735 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) që parashikon sigurimin e armëpushimit në Rripin e Gazës, hyrjen e ndihmave në Gaza dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza.

Abbas theksoi se vendimi i Izraelit për të ndaluar aktivitetet e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), nënkupton sfidë të drejtpërdrejtë ndaj ligjit dhe legjitimitetit ndërkombëtar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın