Turqia, Bota

Presidenti sirian al-Sharaa shpreh dëshirën për të transformuar lidhjet me Türkiyen në partneritet strategjik

“Ne e vlerësojmë presidentin Recep Tayyip Erdoğan për angazhimin dhe përpjekjet e tij të fuqishme për të nxitur bashkëpunimin për të garantuar suksesin e fazës tranzitore, duke sjellë siguri dhe stabilitet në rajon”, tha al-Sharaa

Mohammad Sıo  | 04.02.2025 - Përdıtësım : 05.02.2025
Presidenti sirian al-Sharaa shpreh dëshirën për të transformuar lidhjet me Türkiyen në partneritet strategjik

Istanbul

Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, ka shprehur dëshirën e tij për të transformuar marrëdhëniet me Türkiyen në një partneritet strategjik, raporton Anadolu.

Në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, al-Sharaa theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit midis dy kombeve.

“Ne afirmojmë transformimin e marrëdhënieve tona me Türkiyen në një partneritet të thellë strategjik në të gjitha fushat”, tha al-Sharaa.

Ai tha se faza e ardhshme do të përqendrohet në “rritje të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të përbashkëta, veçanërisht në projektet e rindërtimit të infrastrukturës, duke synuar arritjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe mbështetjen e një të ardhme më të mirë për të dy vendet”.

Presidenti al-Sharaa gjithashtu e ftoi presidentin Erdoğan të vizitojë Sirinë “në rastin e parë të mundshëm”.

“Ne e vlerësojmë shkëlqesinë e tij, presidentin Recep Tayyip Erdoğan, për angazhimin dhe përpjekjet e tij të fuqishme për të nxitur bashkëpunimin për të garantuar suksesin e fazës tranzitore, duke sjellë siguri dhe stabilitet në rajon”, tha al-Sharaa.

Ai gjithashtu konfirmoi se “revolucioni sirian dhe angazhimi i Türkiyes me të, pavarësisht rrethanave sfiduese me të cilat përballet lidershipi dhe populli turk, kanë forcuar marrëdhëniet dypalëshe”.

“Mbështetja e vazhdueshme e Türkiyes mbetet e dukshme përmes përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të siguruar suksesin e udhëheqjes aktuale të Sirisë si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, duke ruajtur pavarësinë, unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë", theksoi al-Sharaa.

Al-Sharaa, i cili udhëhoqi grupet kundër regjimit për të rrëzuar regjimin e Bashar al-Asadit, u shpall president javën e kaluar.

Asadi, udhëheqësi i Sirisë për pothuajse 25 vjet, më 8 dhjetor të vitit të kaluar u arratis në Rusi, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.