Senita Şeherçehayiç
08 Nëntor 2016•Përditësim: 09 Nëntor 2016
SARAJEVË/LUBJANË (AA) – Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor gjatë takimit të sotëm me homologun e tij ukrainas Petro Poroshenko shprehu mbështetje të fuqshme për Ukrainën, raporton Anadolu Agency (AA).
Dy presidentët, siç transmetojnë mediat sllovene, gjatë takimit të mbajtur në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit të Ukrainës në Slloveni, nënshkruan deklaratë të përbashkët në të cilën u shpreh mbështetje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe dënimi i aneksimit rus të Krimesë.