Bota

Presidenti turk dhe kryeministri holandez diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe çështjet globale

Erdoğan tha se vendi i tij po punon drejt synimit të saj për anëtarësim të plotë në BE, duke theksuar se rigjallërimi i procesit dhe përditësimi i Unionit Doganor do të ishte në interes të të dyja palëve

Esra Tekin  | 07.11.2024 - Përdıtësım : 07.11.2024
Presidenti turk dhe kryeministri holandez diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe çështjet globale Foto: Ferdi Türkten/AA

Istanbul

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri holandez, Dick Schoof, kanë diskutuar lidhjet dypalëshe midis dy kombeve, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes, presidenti Erdoğan takoi kryeministrin Schoof gjatë vizitës së tij në Budapest në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Presidenti Erdoğan në takim deklaroi se po bëhen përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet Türkiye-Holandë, për të rritur vëllimin tregtar dhe për të pastruar mundësitë e bashkëpunimit në çdo fushë, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, transformimit të gjelbër dhe digjital, si dhe energjisë”, tha drejtoria turke.

Presidenti turk tha se vendi i tij po punon drejt synimit të saj për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian (BE), duke theksuar se rigjallërimi i procesit dhe përditësimi i Unionit Doganor do të ishte në interes të të dyja palëve.

Ai po ashtu tha se Ankaraja po punon për të siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në të gjitha zonat e krizës në mbarë botën, veçanërisht në Ukrainë, Palestinë dhe Liban.

Erdoğan gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të komunitetit global për të ndaluar përhapjen e agresioni izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.