Turqia, Bota

Presidenti turk Erdoğan do të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Brazil

Erdoğan do të vizitojë Brazilin për të marrë pjesë në Samitin e 19-të të Liderëve të G20-ës, i cili do të mbahet në Rio de Zhaneiro më 18-19 nëntor

Yıldız Nevin Kasım  | 16.11.2024 - Përdıtësım : 18.11.2024
Presidenti turk Erdoğan do të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Brazil

Ankara

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do të udhëtojë në Brazil për të marrë pjesë në Samitin dyditor të Liderëve të G20-ës, i cili do të fillojë të hënën, transmeton Anadolu.

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve i Türkiyes Fahrettin Altun njoftoi në X se Erdoğan do të vizitojë Brazilin për të marrë pjesë në Samitin e 19-të të Liderëve të G20-ës, i cili do të mbahet në Rio de Zhaneiro më 18-19 nëntor.

“Gjatë samitit, liderët e G20-ës do të shkëmbejnë pikëpamjet në tri sesione nën temën kryesore ‘Ndërtimi i një bote të drejtë dhe një planeti të qëndrueshëm’. Erdoğan do të zhvillojë gjithashtu takime me liderët e G20-ës dhe krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse me rastin e samitit”, tha ai.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın