Bota

Presidenti ukrainas propozon në parlament projektligj për ratifikimin e Statutit të Romës

Një shënim përkatës sqarues mbi projektligjin thotë se ndër arsyet e propozimit të tij është edhe sjellja e dispozitave të Kodit Penal të Ukrainës në “përputhje me normat e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale”

Burç Eruygur  | 15.08.2024 - Përdıtësım : 15.08.2024
Presidenti ukrainas propozon në parlament projektligj për ratifikimin e Statutit të Romës Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka propozuar në parlament një projektligj për ratifikimin e Statutit të Romës, transmeton Anadolu.

Projektligji, që u publikua në faqen zyrtare të parlamentit ukrainas, është shënuar si i pranuar.

Një shënim përkatës sqarues mbi projektligjin thotë se ndër arsyet e propozimit të tij është edhe sjellja e dispozitave të Kodit Penal të Ukrainës në “përputhje me normat e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale”.

“Në kushtet e konfliktit të armatosur ndërkombëtar me Federatën Ruse, sjellja e dispozitave të legjislacionit ukrainas për përgjegjësinë penale në përputhje me kërkesat e ligjit penal ndërkombëtar është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme që duhet zgjidhur”, thuhet në shënimin e propozimit të projektligjit.

Statuti i Romës i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, i miratuar në vitin 1998 në kryeqytetin Italian Romë, është traktati që themeloi gjykatën ndërkombëtare me seli në Hagë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.