Zlatan Kapiç
08 Janar 2018•Përditësim: 08 Janar 2018
ZAGREB (AA) – Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Garabar Kitaroviç, nesër do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Republikën e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e vizitës në Ankara, Kitaroviç do të realizojë takim pune me presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Nga Kabinetit i presidentes kroate gjithashtu bëhet e ditur se është paraparë edhe takim mes delegacioneve të Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Turqisë, si dhe adresim i dy presidentëve.