Bota

Pretendohet se Izraeli ka kryer një sulm në Damask të Sirisë

Llogaritë e mediave sociale pranë regjimit pretendojnë se një person ka humbur jetën në sulm dhe se në vendngjarje u dërguan ambulanca

Eşref Musa, Mehmet Burak Karacaoğlu  | 24.10.2024 - Përdıtësım : 24.10.2024
Pretendohet se Izraeli ka kryer një sulm në Damask të Sirisë

Raqqa

Regjimi i Bashar al-Asadit pretendon se Izraeli kreu një sulm ajror në kryeqytetin e Sirisë, Damask, transmeton Anadolu.

"Një shpërthim u dëgjua në qiellin e Damaskut. Sipas informacioneve fillestare, Izraeli sulmoi një ndërtesë në lagjen Kafar Souseh", raporton agjencia e lajmeve të regjimit SANA.

Ndërsa llogaritë e mediave sociale pranë regjimit pretendojnë se një person ka humbur jetën në sulm dhe se në vendngjarje u dërguan ambulanca.

Grupet e mbështetura nga Irani si dhe Hezbollahu, kanë prani të madhe në shumë lagje të Damaskut.

Izraeli nuk ka dhënë asnjë deklaratë deri më tani në lidhje me pretendimin në fjalë.

Që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011, Izraeli ka kryer sulme të herëpashershme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane në Siri.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın