Bota

Pretendohet se Izraeli ka sulmuar Sirinë

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve të regjimit, SANA, u pretendua se Izraeli sulmoi fabrikën e automjeteve në qarkun Hasye në jug të provincës Homs

Ahmet Karaahmet  | 10.10.2024 - Përdıtësım : 10.10.2024
Pretendohet se Izraeli ka sulmuar Sirinë

Idlib

Regjimi i Bashar al-Assad-it pretendoi se Izraeli ka kryer një sulm në provincën Homs në Sirinë qendrore, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve të regjimit, SANA, u pretendua se Izraeli sulmoi fabrikën e automjeteve në qarkun Hasye në jug të provincës Homs.

Në lajm u theksua se si pasojë e sulmit ka ndodhur dëm material.

Nga ana tjetër, pala izraelite nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me incidentin.

Izraeli herë pas here ka kryer sulme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani në Siri dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın