Bota

Pretendohet se Izraeli kreu sulme ndaj qytetit Latakia në Siri

Regjimi i Bashar al-Asadit pretendon se Izraeli ka kryer një sulm në provincën Latakia në veriperëndim të Sirisë

Eşref Musa  | 17.10.2024 - Përdıtësım : 17.10.2024
Pretendohet se Izraeli kreu sulme ndaj qytetit Latakia në Siri

Raqqa

Regjimi i Bashar al-Asadit pretendon se Izraeli ka kryer një sulm në provincën Latakia në veriperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu.

Agjencia e lajmeve të regjimit SANA raporton se "në qiellin e Latakias u dëgjuan shpërthime. Sistemet e mbrojtjes ajrore iu përgjigjen objektivave të armikut".

Në lajm thuhet se ekipet zjarrfikëse po tentojnë të ndërhyjnë në zjarrin që shpërtheu në vendin e sulmit. Në llogaritë e mediave sociale të afërta me regjimin thuhet se dhjetëra shpërthime ndodhën si pasojë e sulmit ndaj një selie ushtarake në hyrjen lindore të Latakias.

Hezbollahu ka një prani edhe në rajonin e Judesë në hyrjen lindore të Latakias, ku ndodhet ushtria e regjimit të Asadit.

Asnjë deklaratë nuk është bërë nga Izraeli deri më tani në lidhje me pretendimin në fjalë.

Izraeli ka kryer sulme të herëpashershme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane në Siri që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın