Pretendohet se lideri i talebanëve ka vdekur nga COVID-19
Sipas lajmit të revistës amerikane, Foreign Policy, burimet brenda organizatës, njoftuan se Akhundzada është infektuar me COVID-19 dhe se ka humbur jetën në periudhën e trajtimit
Ankara
Pretendohet se lideri i talebanëve Molla Hibatullah Akhundzada ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të revistës amerikane, Foreign Policy, burimet brenda organizatës, njoftuan se Akhundzada është infektuar me COVID-19 dhe se ka humbur jetën në periudhën e trajtimit.
Ndërkohë, një ndër emrat e rangut të lartë të organizatës, Ali Jan Ahmad, në deklaratën për Foreign Policy, konfirmoi sëmundjen e Akhundzada, duke shtuar se është në periudhën e shërimit.
Nga talebanët nuk është dhënë deklaratë në lidhje me pretendimet.
Ndërkaq, një pretendim tjetër thekson se Molla Yaqoob biri i themeluesit të organizatës Molla Omar, është sjellë si lideri i përkohshëm në vend të Akhundzada. Yaqoob, gjithashtu pretendohej se në maj është sjellur në udhëheqësinë e organizatës.
Akhundzada erdhi në krye të talebanëve në vitin 2016, kur ish-lideri Molla Mansour u vra në një sulme me dron në Balujistan të Pakistanit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.