Bota

Pretendohet se SHBA, Izraeli dhe EBA zhvilluan takim sekret lidhur me Gazën

Pretendohet se SHBA-ja, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) zhvilluan një takim për të diskutuar mbi planet për periudhën pas sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës

Bekir Aydoğan  | 23.07.2024 - Përdıtësım : 23.07.2024
Pretendohet se SHBA, Izraeli dhe EBA zhvilluan takim sekret lidhur me Gazën

Istanbul

Pretendohet se SHBA-ja, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) zhvilluan një takim për të diskutuar mbi planet për periudhën pas sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmet e faqes amerikane "Axios", bazuar në dy zyrtarë izraelitë, pretendohet se SHBA-ja, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe "mbajtën një takim sekret në Abu Dhabi të enjten e kaluar për të diskutuar mbi planet për Rripin e Gazës" pas kryerjes së sulmeve të Izraelit.

Në lajm thuhet se në takimin e organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të EBA-së, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, morën pjesë koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Brett McGurk dhe ministri izraelit i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer.

Grupet palestineze njoftuan se të gjitha forcat nën ombrellën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) janë "gati për të arritur" marrëveshje për arritjen e "unitetit gjithëpërfshirës kombëtar" dhe formimin e një qeverie të përkohshme konsensusi.

Gjatë takimeve në Pekin morën pjesë 14 grupe, përfshirë Fatahun, Hamasin, Xhihadin Islamik, Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës dhe Frontin Demokratik për Çlirimin e Palestinës.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz, në deklaratën e tij në X tha se grupet palestineze të mbledhura në Kinë "nënshkruan marrëveshje për kontrollin e përbashkët të Gazës" dhe se "Gaza pas sulmeve nuk do të qeveriset nga grupet palestineze".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.