Ali Cura
28 Prill 2016•Përditësim: 29 Prill 2016
KIEV (AA) – Pasi Ukraina dhe Rusia nga mesi i këtij muaji arritën marrëveshje për lirimin e pilotes ukrainase, Nadezhda Savchenko, është ngritur procedurë për ekstradimin e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këtë informacion e konfirmoi avokati i saj, Mark Feygin, i cili tha se tashmë ditën e nesërme do të plotësohen formularët lidhur me ekstradimin e Savchenko-s dhe janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë së Rusisë.
“Nëse Kremlini tregon vullnet politik, ekstradimi i Savchenko-s në Ukrainë mund të realziohet shumë shpejtë”, tha Feygin.