Bota

Programi Botëror i Ushqimit bën thirrje për veprim urgjent për rindërtimin e Gazës

“Shkalla e nevojave është e madhe dhe progresi duhet të ruhet. Armëpushimi duhet të qëndrojë. Ne nuk mund të kthehemi prapa”, ka thënë Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i WFP-së, Carl Skau

Burak Bir  | 06.02.2025 - Përdıtësım : 07.02.2025
Programi Botëror i Ushqimit bën thirrje për veprim urgjent për rindërtimin e Gazës

Londër

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) bëri thirrje për veprim urgjent për të rindërtuar Gazën dhe për të rritur mbështetjen ndërkombëtare për ngritjen e asistencës humanitare, transmeton Anadolu.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i WFP-së, Carl Skau, bëri thirrje për një rritje të mbështetjes ndërkombëtare për të rritur asistencën humanitare për miliona njerëz në Gaza, ndërsa ata kërkojnë të rindërtojnë jetën e tyre.

Duke thënë se WFP-ja ka dërguar më shumë se 15.000 tonë ushqim që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar, ai vuri në dukje se kjo sasi nuk mjafton.

“Ky është një hap i fortë në drejtimin e duhur, por nuk mjafton”, tha Skau në një deklaratë pas vizitës së tij dyditore në Gaza.

“Shkalla e nevojave është e madhe dhe progresi duhet të ruhet. Armëpushimi duhet të qëndrojë. Ne nuk mund të kthehemi prapa”, shtoi ai.

Ndërsa është shumë herët për t’u përqëndruar në rimëkëmbjen, Skau deklaroi se është thelbësore që WFP-ja dhe i gjithë komuniteti humanitar të ndihmojnë banorët e Gazës që të bëhen të vetëmjaftueshëm dhe të rrisin qëndrueshmërinë e tyre afatgjatë kundër urisë.

“Populli i Gazës është unik në forcën, qëndrueshmërinë dhe aftësinë e tyre për të rindërtuar”, tha ai.

Ai shtoi se ndihma ndërkombëtare duhet të drejtohet gjithnjë e më shumë drejt mbështetjes së tyre në hapat e parë drejt rindërtimit të jetës së tyre, gjë që kërkon fonde.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë donatorëve që të vazhdojnë të mbështesin ndihmën e WFP-së për shpëtimin e jetëve në këtë moment kyç”, tha Skau.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın