Selen Temizer
24 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Rajoni Munbixh në veri të Sirisë është shtylla kurrizore e projektit të korridorit të terrorizmit që do të mbulojë gjatësinë e kufirit të organizatës terroriste PYD/PKK. Për të parandaluar korridorin e terrorizmit teksa Turqia ushtron presion mbi SHBA-të dhe organizatës, terroristët rezistojnë për t'u mos u larguar nga rajoni që të realizojnë këtë projekt, raporton Anadolu Agency (AA).
Munbixh-i ndodhet në perëndim të lumit Eufrat në Siri në një largësi prej 30 kilometra nga kufiri i Turqisë. Ndërsa rajoni ka një hapësirë prej 26 kilometra katrorë.
Rajoni i cili para luftës kishte një popullatë afërsisht 100 mijë banorë përbëhet pothuajse nga arabët, ndërsa disa mijëra janë kurdë dhe turkmenë.
Munbixh-i gjatë luftës së brendshme në vitin 2012 hyri nën kontrollin e opozitarëve dhe në janar 2014 ra nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH.
Ura që bashkon korridorin e terrorizmit
PYD/PKK me mbështetjen e SHBA-ve deri në fund të 2015-tës morën nën kontroll pjesën e mbetur në lindje të lumit Eufrat në kufirin Siri-Turqi.
Më pas organizata kaloi në veprim që të bashkonte pjesët nën pushtim në lindje të lumit me ato në pjesën perëndimore, ku dhe për të realizuar këtë bashkim i nevojitej që të merrte nga DEASH-i rajonet Munbixh dhe Bab që ndodhen në bregun perëndimor të lumit.
Munbixh-i në këtë mënyrë për organizatën do të kryente rolin e urës e cila do të mundësonte bashkimin.
PYD/PKK aktualisht kontrollon pandërprerë korridorin i cili zgjatet nga rajoni Haseke në Munbixh në kufirin Siri-Turqi. Organizata synnon që të bashkojë me Munbixh-in duke marrë edhe rajonin Bab me rajonet Afrin dhe Tel Rifat të Halepit të cilat ndodhen përballë rajonit Hatayt të Turqisë.
Munbixh-in e mori me ndihmën e SHBA-ve
SHBA-të nën pretekstin e luftës së përbashkët kundër DEASH-it mundësuan që PYD/PKK të futej në Munbixh.
Organizata e cila mori prapa mbështetjen e sulmeve intensive ajrore dhe të forcave speciale në gushtin e kaluar largoi nga rajoni DEASH-in.
PYD/PKK për shkak të reagimeve të Turqisë tregoi sikur qeverisja e rajonit ndodhej tek arabët, dhe se në rajon nuk nodheshin militantët e saj por elementët e "forcave demokratike të Sirisë".

Fjala e SHBA-ve mbeti në ajër
SHBA-të i garantuan Turqisë në çështjen se militantët e PYD/PKK do të largoheshin menjëherë pasi Munbixh-i të merrej nën kontroll. Por, Washingtoni zyrtar që prej 3 muajsh nuk ka mbajtur fjalën e dhënë se militantët do të tërhiqeshin në lindje të lumit Eufrat.
Së fundmi mes SHBA-ve dhe Turqisë u emëruan zyrtarë ndërlidhës specialë ushtarake. Me mekanizmin e ri synohet që palët të vlerësojnë me shpejtësi detajet në lidhje me situatën e organizatës terroriste në rajon dhe të kalojnë në veprim.
Munbixh-i në objektivin e Turqisë
Në operacionin "Mburoja e Eufratit", Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që hynë në territoret e Sirisë nga kufiri turk kryejnë presion mbi Munbixh-in.
ULS dhe TSK që kanë rrethuar nga veriu dhe perëndimi rajonin i cili në lindje ka lumin Eufrat, ndodhen në afro 10 kilometra nga qendra.
Turqia javën e kaluar duke qëlluar nga ajri terroristët që përpiqeshin të përparonin në Munbixh, dha sinjalin për rritjen e presioneve të saj këtu.
Në lidhje me pikën e arritur në operacionin "Mburoja e Eufratit" presidenti Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se "Janë të pamjaftueshme përparimet, ne tani do të përparojmë drejt Munbixh-it".
"Përse do të shkojmë drejt Munbixh-it, jo se jemi shumë kuriozë, por sepse në Munbixh janë të pranishëm PYD dhe YPG. Edhe ato atje të largohen nga aty dhe të ikin në lindje. Ne këtë edhe më parë e kemi thënë që 'të largohen', gjë për të cilën kemi marrë përgjigjen se 'do të largohen'. Ndërsa tani na janë shprehur se janë larguar pak. Ne dëshirojmë që PYD-ja dhe YPG-ja të largohen plotësisht nga atje", tha Erdoğan.