Bota

Protestë masive në Tel Aviv, kërkohet përfundimi i luftës në Gaza dhe kthimi në negociatat me Hamasin

Demonstruesit mbanin pankarta që bënin thirrje për lirimin e pengjeve dhe valëvitnin flamuj izraelitë, duke kërkuar përfundimin e luftës në Rripin e Gazës

Ekip  | 06.04.2025 - Përdıtësım : 07.04.2025
Protestë masive në Tel Aviv, kërkohet përfundimi i luftës në Gaza dhe kthimi në negociatat me Hamasin Foto: Mostafa Alkharouf/AA

Tel Aviv

Mijëra njerëz u mblodhën mbrëmë në Tel Aviv në një protestë masive me kërkesën për rikthimin e negociatave me Hamasin dhe kthimin e të burgosurve izraelitë nga Gaza, raporton Anadolu.

Demonstruesit mbanin pankarta që bënin thirrje për lirimin e pengjeve dhe valëvitnin flamuj izraelitë, duke kërkuar përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.

Izraeli rifilloi sulmet në Gaza më 18 mars, duke thyer një armëpushim dymujor.

Mbi 50.600 palestinezë janë vrarë në enklavë në ofensivën ushtarake të Izraelit që filloi në tetor 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti nëntorin e kaluar për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın