Bota

Protesta izraelite në Kuds kundër sulmeve të vazhdueshme në Gaza

Demonstruesit mbanin pankarta me slogane të tilla si “Ne po e mbysim Gazën me urinë”, “Rezistoni ndaj gjenocidit”, “Jetët e palestinezëve kanë rëndësi” dhe “Armëpushim tani”

Abdulbesar Ademi  | 25.04.2025 - Përdıtësım : 25.04.2025
Protesta izraelite në Kuds kundër sulmeve të vazhdueshme në Gaza Foto: Mostafa Alkharouf/AA

Kuds

Një grup protestuesish izraelitë janë tubuar në Kuds për të denoncuar fushatën ushtarake të vazhdueshme të qeverisë izraelite në Gaza pas braktisjes së armëpushimit, raporton Anadolu.

Demonstruesit mbanin pankarta me slogane të tilla si “Ne po e mbysim Gazën me urinë”, “Rezistoni ndaj gjenocidit”, “Jetët e palestinezëve kanë rëndësi” dhe “Armëpushim tani”.

Ata shprehën kundërshtimin e tyre ndaj sulmeve të qeverisë izraelite në Rripin e Gazës.

Policia izraelite ndërhyri në protestë dhe arrestoi tre demonstrues.

Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet në Gaza, duke thyer një armëpushim dhe marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi më 19 janar.

Izraeli ka vrarë më shumë se 51.400 palestinezë në enklavë që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahun dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.