Protesta jashtë Shtëpisë së Bardhë kundër vizitës së kryeministrit izraelit
Duke brohoritur parulla dhe duke mbajtur pankarta, protestuesit dënuan operacionet e vazhdueshme ushtarake izraelite në Gaza dhe kërkuan nga administrata amerikane të ndalojë mbështetjen e saj për Izraelin

Shkup
Protestuesit pro-palestinezë janë tubuar në Shtëpinë e Bardhë në Washington për të protestuar kundër vizitës në SHBA të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.
Duke brohoritur parulla dhe duke mbajtur pankarta kundër vizitës së Netanyahut në SHBA dhe kundër sulmeve izraelite në Gaza, protestuesit dënuan operacionet e vazhdueshme ushtarake izraelite në Gaza dhe kërkuan nga administrata amerikane të ndalojë mbështetjen e saj për Izraelin.
Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur kryeministrin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, i cili mbërriti për vizitë.
Më 18 mars, Izraeli rifilloi sulmet ndaj Gazën, duke thyer marrëveshjen e armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve që filloi në muajin janar të këtij viti. Vetëm që atëherë në sulmet izraelite janë vrarë rreth 1.335 palestinezë dhe 3.297 të tjerë janë plagosur.
Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se do të përshkallëzojë sulmet në Gaza mes përpjekjeve për të zbatuar planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga enklava palestineze.
Që nga fillimi i luftës izraelite ndaj Gazës më 7 tetor të vitit 2023, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite ka arritur në të paktën 50.700, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa numri i të plagosurve në më shumë se 115.340.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.