Hamdi Yıldız,Zeynep Tüfekçi
10 Mars 2018•Përditësim: 10 Mars 2018
RAMALLAH (AA) – Së paku një palestinez ka humbur jetën, ndërsa 34 të tjerë u plagosën gjatë protestave të mbajtura 24 orët e fundit në rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor dhe Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Kryqi i Kuq Palestinez njoftohet se gjatë protestave në Nablus, Erihi dhe Ramallah në Bregun Perëndimor intervenuan ushtarët izraelitë, ku si pasojë humbi jetën një person. Dhjetëra persona u dërguan në spital si pasojë e gazit lotsjellës.
Nga Ministria palestineze e Shëndetësisë u konfirmua se gjatë protestave është vrarë 24 vjeçari Muhammed Zeyn Ja'beri.
Nga dhjetori i vitit të kaluar shpesh herë në territoret nën pushtimin izraelit palestinezët organizojnë demonstrate për shkak të vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Kudsin si "kryeqytet të Izraelit".
Që nga shpalla e vendimit të Trumpit më 6 dhjetor, së paku 25 palestinezë janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat izraelite në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe në Rripin e Gazës.