Lokman İlhan
26 shtator 2019•Përditësim: 27 shtator 2019
Të paktën tetë persona janë plagosur ndërsa 65 të tjerë janë arrestuar në protestat e grupeve studentore në kryeqytetin Bogota të Kolumbisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Studentët të cilët edhe vitin e kaluar organizuan disa muaj protesta dhe kohë pas kohe u shndërruan në dhunë, pas një kohe të gjatë përsëri dolën nëpër rrugë.
Vitin e kaluar studentët kërkonin nga qeveria që të rrisë buxhetin për arsim ndërsa kësaj radhe në Bogota protestuan ndaj një akademiku i cili ka bërë shpenzime personale me kartën kreditore të Universitetit Distrital.
Grupet studentore të cilët nuk marrin pjesë në ligjërata në universitetet e qytetit, Distrital, Javeriana dhe atë të Pedagogjisë, mbyllën për trafik rrugët që shkojnë në universitetet.
Pasi studentët iu kundërpërgjigjën me gurë, koktej molotovi dhe mjete shpërthyese artizanale intervenimit të policisë me gaz lotsjellës, disa rrugë të kryeqytetit u shndërruan në skenë lufte.
Si pasojë e dhunës në rrugë u plagosën të paktën tetë persona. Kryetari i Bashkisë së Bogotës, Enrique Penalosa, tha se në incidente janë plagosur 65 persona.