Erkan Avci
18 tetor 2015•Përditësim: 19 tetor 2015
WASHINGTON (AA) - Një grup personash duke përfshirë edhe hebrenj anti-sionizmit kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë kundër akteve të dhunës së zbatuar nga Izraeli në Bregun Perëndimorë, Jerusalem dhe në Gaza si dhe kundër ndihmave të SHBA-së ndaj Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhjetëra persona duke përfshirë dhe anëtarët e Bashkësisë së Hebrenjve kundër Sionizmit të cilët janë kundër pranisë së shtetit Izraelit, janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë.
Grupi krahas flamujve të Palestinës ka mbajtur në duar edhe pankarta me mbishkrime si "Liri për Palestinën", "ndaloni sulmet izraelite në Gaza", "hiqni duart nga Mesxhid-i Aksa" si dhe kanë brohoritur me sloganet "ndal pushtimit izraelit", "Netanjahu kriminel lufte", "Obama, ndal ndihmën ndaj Izraelit".
Policia e cila kishte marrë masat para Shtëpisë së Bardhë pasi një person pro izraelit debatoi me fjalë me personat e grupit, largoi turmën në parkun i cili ndodhet në frontin verior të Shtëpisë së Bardhë.
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.