Punonjësi shëndetësor izraelit i gëzohet vdekjes së një palestineze në sulmin raketor nga Libani
Në sulmin raketor të kryer dje nga Libani humbi jetën një grua me emrin Safa Awad në Shfaram të Izraelit, ku jetojnë palestinezët shtetas izraelitë, ndërsa u plagosën mbi 10 persona
Ankara
Një punonjës izraelit i shëndetësisë i është gëzuar vdekjes së një palestineze, shtetase e Izraelit, në një sulm raketor nga Libani, raporton Anadolu.
Në sulmin raketor të kryer dje nga Libani humbi jetën një grua me emrin Safa Awad në Shfaram të Izraelit, ku jetojnë palestinezët shtetas izraelitë, ndërsa u plagosën mbi 10 persona.
Punonjësi i shëndetësisë gëzimin për vdekjen e gruas palestineze në sulmin me raketë e ndau në rrjetet sociale.
"Nuk ka asnjë arsye për t'u trishtuar. Ajo është një terrorist me çdo përkufizim. Nuk na mbështet në asnjë mënyrë", shkroi punonjësi i shëndetësisë.
Deputeti palestinez në Knesset, Ahmad Tibi, nga ana tjetër tha se personi në fjalë është larguar nga detyra dhe se rasti i është referuar komitetit disiplinor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.