Ahmet Nurduhan
26 janar 2023•Përditësim: 26 janar 2023
Punonjësit shëndetësorë në Irlandën e Veriut lanë punën e tyre për shkak të mosmarrëveshjes për rritjen e pagave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mijëra punonjës të shëndetësisë, anëtarë të sindikatave UNISON, Nipsa dhe GMB, të cilët nuk pranuan rritjen e pagave të ofruara në kushtet e inflacionit, filluan grevë njëditore.
Shefja e Negocimit të UNISON, Anne Speed tha se mijëra punonjës shëndetësorë, përfshirë infermierët, personelin e ambulancës, punonjësit e shërbimit të urgjencës dhe punonjësit e qendrës së thirrjeve, filluan grevë njëditore. "Është një situatë e tmerrshme që dyert janë mbyllur për sindikatat të gatshme për të negociuar. Prandaj është e pashmangshme që ky aksion të bëhet sot", tha ajo.
Punonjësit shëndetësorë në Irlandën e Veriut hynë në një grevë njëditore më 12 dhjetor 2022. Sindikatat argumentuan se bonusi prej 1.400 paund i planifikuar për periudhën 2022-2023 nuk ishte i mjaftueshëm përballë inflacionit në rritje.