Gülşen Çağatay
27 Dhjetor 2016•Përditësim: 28 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Punonjësit e gjigantit energjetik gjerman Siemens, nga viti 2017 do të jenë në gjendje për të mbushur automjetet e tyre elektrike falas, bëri të ditur të martën kompania, raporton Anadolu Agency (AA).
Punonjësit e Siemens-it do të jenë në gjendje që të mbushin falas makinat e tyre elektrike në 100 stacionet e mbushjes të kompanisë në Gjermani.
“Mbushje falas” fillimisht do të jetë në dispozicion në lokacionet e Siemensit në zonat Mynih, Këln, Dyseldorf, Braunschweig dhe Mülheim dhe Ruhr. “Kjo nuk do zbatohet vetëm tek të gjitha automjetet elektrike por edhe tek automjetet hibride elektrike”, tha kompania në njoftimin e saj.