Bota

Putin dhe Assad takohen në Moskë

Putin tha se ai nuk është takuar me Assadin për një kohë të gjatë dhe se kanë shumë çështje për të diskutuar në rendin e ditës

Emre Gürkan Abay  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
Putin dhe Assad takohen në Moskë

Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, janë takuar në Moskë, transmeton Anadolu.

Kremlini njoftoi se Putin dhe Assad janë takuar mbrëmë në Pallatin e Kremlinit.

Duke folur në pjesën e hapur të takimit për media, Putin tha se ai nuk është takuar me Assadin për një kohë të gjatë dhe se kanë shumë çështje për të diskutuar në rendin e ditës.

Duke theksuar se situata në rajon, përfshirë Sirinë, është zhvilluar në kahje negative, Putin tha: "Sa i përket marrëdhënieve tona tregtare dhe ekonomike, edhe këtu ka shumë çështje. Ka edhe tendenca premtuese. Shpresoj se mund ta trajtojmë edhe këtë çështje".

Assad, nga ana e tij, tha se Rusia dhe Siria kanë kaluar kohë të vështira nga e kaluara në të tashmen.

"Duke marrë parasysh ngjarjet që ndodhin sot në mbarë botën dhe në rajonin e Euroazisë, takimi ynë i sotëm është shumë i rëndësishëm në drejtim të adresimit të të gjitha detajeve dhe diskutimit të pritjeve dhe skenarëve të mundshëm", tha Assad.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın