Bota

Putin dhe i dërguari amerikan Witkoff mbajnë takim në Shën Petersburg

Kjo shënon vizitën e tretë të Witkoffit në Rusi dhe udhëtimi i mëparshëm u zhvillua më 13 mars në Moskë, ku ai u takua me zyrtarë të lartë rusë përpara se të pritej nga Putin

Alperen Aktaş  | 11.04.2025 - Përdıtësım : 12.04.2025
Putin dhe i dërguari amerikan Witkoff mbajnë takim në Shën Petersburg

Istanbul

Presidenti rus Vladimir Putin filloi të premten një takim për Ukrainën me të dërguarin e posaçëm presidencial të SHBA-së Steve Witkoff në Shën Petersburg, sipas një deklarate nga Kremlini, transmeton Anadolu.

Witkoff mbërriti në mëngjes në Aeroportin Pulkovo dhe më herët gjatë ditës, u takua me Kirill Dmitrievin, kreun e Fondit të Investimeve Direkte Ruse.

Kjo shënon vizitën e tretë të Witkoffit në Rusi dhe udhëtimi i mëparshëm u zhvillua më 13 mars në Moskë, ku ai u takua me zyrtarë të lartë rusë përpara se të pritej nga Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se Witkoff ka dhënë informacione shtesë për Ukrainën gjatë bisedimeve të marsit dhe se Putin i përcolli mesazhe presidentit të SHBA-së Donald Trump përmes të dërguarit, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın