Dmitri Chirciu
26 Nëntor 2019•Përditësim: 27 Nëntor 2019
Presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky kanë biseduar në prag të samitit të Katërshes së Normandisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Kremlini njoftuan se Putini ka biseduar me Zelensky-n edhe për kthimin e anijeve të flotës ukrainase që i konfiskoi flota ruse në Ngushticën Kerç.
Në njoftim thuhet se dy liderët biseduan edhe për dërgesën ruse të gazit në Ukrainë si dhe për transportimin e gazit rus përmes Ukrainës drejt Evropës.
Për krizën në lindje të Ukrainës, Putin dhe Zelensky do të bisedojnë në samitin e liderëve të Katërshes së Normadisë që përfshin edhe Francën dhe Gjermaninë.
Samiti është paralajmëruar më 9 dhjetor në Paris.