Emre Gürkan Abay
30 dhjetor 2022•Përditësim: 31 dhjetor 2022
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i dërgoi mesazh urimi presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e Vitit të Ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putini në mesazhin e tij dërguar Erdoğan-it tha se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Türkiye-s pavarësisht një viti të vështirë janë zhvilluar në mënyrë dinamike.
Duke tërhequr vëmendjen se janë në vazhdim projektet e mëdha në fushën e energjisë kryesisht si Centrali i Energjisë Bërthamore Akkuyu dhe qendra e gazit natyror që planifikohet të ndërtohet në Türkiye, Putin ndau shpresën se vendet duke vepruar së bashku mund të zhvillojnë spektrin e bashkëpunimit ruso-turk në emrin e forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin e Euroazisë.
Kremlini njoftoi se Putini krahas liderëve të vendeve anëtare të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura u ka uruar Vitin e Ri edhe emrave të tillë si presidentit të Kinës, Xi Jinping, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder dhe ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.