Michael Hernandez
07 Janar 2017•Përditësim: 08 Janar 2017
WASHINGTON (AA) – Presidenti rus Vladimir Putin direkt ka urdhëruar fushatë që kishte për synim ndikimin e drejtpërdrejt në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në favor të presidentit të zgjedhur Donald Trump, thuhet në një raport të paklasifikuar të inteligjencës të premten, raporton Anadolu Agency (AA).
CIA dhe FBI janë shumë të bindura në vlerësimet e tyre, ndërsa NSA "është më e matur", thuhet në raport.
"Ne vlerësojmë se Putin, këshilltarët e tij dhe qeveria ruse ka mbajtur preferencë të qartë për Presidentin e zgjedhur Trump përkundër Sekretares Clinton", thuhet në raportin 23 faqesh.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka vlerësuar se Rusia nuk kishte synim sistemet e numërimit, por ajo kishte qasje në këshillat zgjedhore shtetërore dhe lokale.