Hakan Ceyhan Aydoğan
17 Maj 2017•Përditësim: 17 Maj 2017
SOÇI (AA) – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin foli për deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me atë se në takimin e zhvilluar javën e kaluar me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe ambasadorin rus në Shtëpinë e Bardhë, ka dhënë informacione shumë sekrete për organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Për këtë Putin ka thënë se “Ne shohim se në SHBA ka filluar një skizofreni politike. Këto pretendime nuk mund të sqarohen ndryshe”.
Në një deklaratë për media pas takimit të tij me kryeministrin e Italisë, Paolo Gentiloni në Soçi, Putin tha se “Ne shohim se në SHBA ka filluar një skizofreni politike. Këto pretendime nuk mund të sqarohen ndryshe. Nëse administrata amerikane e sheh të mundshme dhe nëse dëshiron raporti i takimit Lavrov dhe Trump mund t’i ofrohet Senatit të SHBA-ve”.
Fjalët e Putinit se “Ne do të duhet t’ia tërheqim vërejtjen Lavrovit për mosndarjen e sekreteve të marra nga Trumpi me mua dhe me inteligjencën. Kjo është një gjendje e keqe për të”, shkaktoi të qeshura në sallë.
Duke shprehur se qesharake janë edhe lajmet që filluan të dalin për atë se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet në SHBA, Putin tha: “Por, sot gjendja është në një nivel shqetësues. Ne nuk po mund të parashikojmë se çfarë mund të prodhojnë njerëzit që kanë nxjerrë marrëzi të tilla”.
Ai po ashtu tha se retorikat kundër Rusisë në SHBA po përdoren në politikën e brendshme. “Ata duhet të jenë budallenj nëse nuk e kuptojnë se kjo po e dëmton shtetin e tyre. E nëse i kuptojnë të gjitha këto, kjo do të thotë se janë njerëz të rrezikshëm. Ne në asnjë rast nuk kemi ndërhyrë në punët e brendshme të SHBA-ve dhe nuk do të ndërhyjmë”.