Bota

Putin propozon administratë të përkohshme në Ukrainë për "zgjedhje demokratike"

"Duke mbajtur zgjedhje demokratike, mund të sillet në pushtet një qeveri kompetente dhe e besueshme që ka besimin e popullit dhe më pas mund të fillojnë negociatat për marrëveshjen e paqes", tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Emre Gürkan Abay  | 28.03.2025 - Përdıtësım : 28.03.2025
Putin propozon administratë të përkohshme në Ukrainë për "zgjedhje demokratike"

Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka propozuar emërimin e një administrate të përkohshme në Ukrainë për mundësimin e zgjedhjeve demokratike dhe zhvillimin e negociatave për t'i dhënë fund luftës, transmeton Anadolu.

Putin foli gjatë një aktiviteti të mbajtur në portin në qytetin rus Murmansk, ku ai mbrojti idenë se nuk e filluan ata luftën në Ukrainë.

"Konfliktet nisën me grushtin e shtetit të vitit 2014 në Ukrainë, i cili u mbështet nga vendet perëndimore", theksoi presidenti Putin.

Duhet të ketë një administratë legjitime në mënyrë që me Ukrainën të zhvillohen negociata. "Si parim, në Ukrainë mund të krijohet një administratë e përkohshme nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB), SHBA-së, vendeve evropiane dhe partnerëve tanë", tha Putin.

Ai shpjegoi se në këtë mënyrë, një qeveri e mbështetur nga populli mund të vijë në pushtet në Ukrainë. "Kështu, duke mbajtur zgjedhje demokratike, mund të sillet në pushtet një qeveri kompetente dhe e besueshme që ka besimin e popullit dhe më pas mund të fillojnë negociatat për marrëveshjen e paqes me ta", deklaroi presidenti rus.

Pasi vuri në dukje se OKB-ja ka kryer më parë punime të ngjashme në Jugosllavi dhe Papua Guinenë e Re, Putin tha se "Kjo mund të jetë gjithashtu një nga opsionet në Ukrainë. Në këtë mënyrë, do të jetë e mundur të nënshkruhen dokumente legjitime që do të njiheshin dhe do të besoheshin në mbarë botën".

Putin shtoi se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron "sinqerisht" t'i japë fund konflikteve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın