Putin: Rusia dhe Kina forcojnë koordinimin në çështjet globale
Duke folur gjatë një takimi me homologun e tij kinez, Xi Jinping, presidenti Putin tha se pavarësisht presionit të ashpër të jashtëm, të dy vendet vazhdojnë të rrisin tregtinë dypalëshe dhe të zhvillojnë lidhje në shumë sektorë të tjerë
Moskë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës janë një “shembull se si duhet të ndërtohen marrëdhëniet midis vendeve”, transmeton Anadolu.
Duke folur gjatë një takimi me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në margjinat e samitit BRICS në qytetin rus Kazan, presidenti Putin tha se pavarësisht presionit të ashpër të jashtëm, të dy vendet vazhdojnë të rrisin tregtinë dypalëshe dhe të zhvillojnë lidhje në shumë sektorë të tjerë.
Putin theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë karakter të barabartë dhe të respektueshëm reciprok, me Moskën dhe Pekinin që forcojnë koordinimin në çështjet globale.
Presidenti Xi, nga ana e tij, tha se marrëdhëniet ruso-kineze nuk janë të drejtuara kundër vendeve të treta dhe se ndryshimet globale nuk mund të ndikojnë në miqësinë mes Moskës dhe Pekinit.
Bisedimet në Kazan shënuan takimin e tretë ballë për ballë mes liderëve të Rusisë dhe Kinës këtë vit. Në muajin maj, Putin zhvilloi një vizitë shtetërore në Kinë, ndërsa në muajin korrik ai u takua me presidentin kinez në margjinat e samitit të SCO-së në Astana.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.