Emre Gürkan Abay
29 Maj 2023•Përditësim: 30 Maj 2023
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shpërbërë Traktatin për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE), transmeton Anadolu.
Në dekretin e nënshkruar nga Putin thuhet se është shpërbërë Traktati i cili është nënshkruar më 19 nëntor 1990 në Paris.
CFE e cila vendos kufizime për forcat konvencionale të palëve, u nënshkrua mes NATO-s dhe vendeve të Traktatit të Varshavës.
Në vitin 2015, Rusia vendosi të ndalë pjesëmarrjen e saj në takimet e mbajtura në kuadër të CFE-së.