Hakan Ceyhan Aydoğan
14 Qershor 2016•Përditësim: 14 Qershor 2016
MOSKË (AA) - Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, ka deklaruar se kanë filluar inspektime të papritura në ushtrinë ruse me urdhër të Presidenti Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Shoygu tha se inspektimet e papritura do të zhvillohen ndaj disa njësive ushtarake si dhe ndaj depove të armatimit dhe pajisjeve të ushtrisë ruse.
Duke theksuar se një gjë e tillë synon inspektimin të paparalajmëruar për nivelin e përgatitjes së ushtrisë ruse për luftë, Shoygu ka shtuar se atashetë ushtarak të vendeve të tjera në Rusi do të informohen për këtë gjë.