Mohamad Misto,Levent Tok
09 Shtator 2017•Përditësim: 09 Shtator 2017
STAMBOLL/ANKARA (AA) - Organizata terroriste PYD/PKK ka njoftuar se në Siri me mbështetjen e SHBA-ve ka filluar operacionin nga veriu në rajonin Dejrizor, i cili ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale bëhet e ditur se organizata terroriste PYD/PKK operacionin e ka nisur nga zona Kırkyedi e qytetit Haseke.
Militantët e PYD/PKK-së duke përparuar nga zona Kırkyedi drejt jugperëndimit janë drejtuar për në Dejrizor.
Një pjesë e madhe e popullatës e cila përpara luftës së brendshme ka qenë 230 mijë njerëz, theksohet se që nga korriku 2014 e deri tani ndodhen nën kontrollin e DEASH-it.
Organizata terroriste DEASH e cila kishte nën kontroll pjesë rurale të rajonit, mbante nën rrethim forcat e regjimit të cilat ndodhen në qendër dhe përreth.
Agjencia e lajmeve e regjimit të Asadit, SANA, më 5 shtator kishte njoftuar se forcat e regjimit duke përparuar nga perëndimi kishin mbërritur në qendër të Dejrizor-it dhe se kishin thyer rrethimin 3 vjeçar të DEASH-it në këtë rajon.