Bota

Përderisa Netanyahu fliste në Kongresin amerikan, masakra ndaj palestinezëve në Gaza vazhdoi

Avionët luftarakë izraelitë lëshuan bomba mbi një grup palestinezësh të mbledhur në qytetin Beit Lahia. Njëkohësisht, disa lagje të qytetit të Gazës u shënjestruan këtë herë nga artileria izraelite

Mohamed Majed, Hamdi Yıldız  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
Përderisa Netanyahu fliste në Kongresin amerikan, masakra ndaj palestinezëve në Gaza vazhdoi

Gaza

Përderisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po fliste në Kongresin Amerikan, zona të ndryshme në Rripin e Gazës u bombarduan nga avionët luftarakë dhe artilerisë së ushtrisë izraelite, raporton Anadolu.

Dëshmitarët okularë në rajon për Anadolu thanë se avionët luftarakë izraelitë lëshuan bomba mbi një grup palestinezësh të mbledhur në qytetin Beit Lahia.

Njëkohësisht, disa lagje të qytetit të Gazës u shënjestruan këtë herë nga artileria izraelite.

Njësia e Mbrojtjes Civile nga faqja e tyre në Telegram njoftoi se disa qytetarë në zonën e Projektit Beit Lahia ishin objektivë e avionëve luftarakë izraelitë.

Nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me numrin e të vdekurve dhe të plagosurve si pasojë e sulmeve ajrore dhe zjarrit të artilerisë.

Përderisa Netanyahu po mbante fjalimin e tij në Kongresin Amerikan, mijëra demonstrues mbajtën marshime të mëdha në rrugët e Washingtonit me kërkesë për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe për ndalimin e furnizimit të Izraelit me armë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.