Gülbahar Sayım
20 Nëntor 2015•Përditësim: 21 Nëntor 2015
MALI (AA) - Zyrtarët e sigurisë në Mali deklaruan se në sulmin dhe pengmarrjen që ndodhi në kryeqytetin e vendit, Bamako, më konkretisht në hotelin 'Radisson' jetën e kanë humbur të paktën 18 persona, dhe përafërsisht 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi El Murabitun, që ka lidhje me Al Kaidën, ka marrë përsipër autorësinë e sulmit duke njoftuar në rrjetin social Twiter, ndërkohë që ministri i Mbrojtjes në Mali, njoftoi se nuk ka më pengje.
Më herët një grup i armatosur në Mali ndërmori një bastisje në hotelin Radisson në kryeqytetin Bamako, ku mori peng 170 persona me nënshtetësi të huaj.