Emre Aytekin
08 Qershor 2020•Përditësim: 08 Qershor 2020
Të paktën katër kryengritës janë vrarë si pasojë e përleshjes mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve pro-pavarësisë në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e sigurisë së rajonit Xhamu Kashmir, në deklaratën për AA theksuan se në Pinjora të rajonit Sophian ka ndodhur përleshje mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve, pasi forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën.
Në deklaratë bëhet e ditur se janë vrarë katër militantë të organizatës Hizbul Mujahideen, pasi këto të fundit kanë hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë.
Në përleshje janë plagosur tre pjesëtarë të sigurisë.
Përleshja është e dyta në 24 orët e fundit, pasi dje në Reban ishin vrarë edhe 5 kryengritës.
- Heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit
India më 5 gusht të vitit të kaluar duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.
Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë në Xhamu Kashmir intensifikuan operacionet e rendit dhe presionet mbi popullatën, ndërprenë linjat e komunikimit si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e të gjitha partive lokale në rajon.
Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon.