Ekip
27 Tetor 2020•Përditësim: 27 Tetor 2020
Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar sot në Francën veriore pasi një anije që mbante 20 migrantë u përmbys në brigjet e Loon-Plage, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimit nga e përditshmja “Voice of the North”, dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë. 15 persona të tjerë janë shpëtuar, tetë prej tyre duke përjetuar hipotermi dhe dy arrest kardiak. Tre persona mbeten të zhdukur.
Zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore janë vendosur në vendin e ngjarjes. Loon-Plage shtrihet në perëndim të qytetit Dunkirk në bregdetin verior.