Burak Bir
26 Dhjetor 2019•Përditësim: 26 Dhjetor 2019
Gjithsej shtatë migrantë të parregullt kanë humbur jetën sot kur varka e tyre u fundos në Liqenin Van të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Varka që transportonte 71 migrantë të parregullt u përmbys në Liqenin Van, në krahinën lindore të Bitlisit dhe shtatë prej tyre humbën jetën, ndërsa 64 migrantë u shpëtuan, tha guvernatori në një deklaratë.
Migrantët ishin shtetas të Pakistanit, Afganistanit dhe Bangladeshit, shtohet në deklaratë.
Sipas Ministrisë së Brendshme, në vitin 2018, në Turqi u ndaluan 268,000 migrantë të parregullt.