Adam Abu-bashal
06 Korrik 2020•Përditësim: 06 Korrik 2020
Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave vendase, është përmbytur një varkë që transportone mallra dhe pasagjerë në lumin Benue të shtetit Benue.
Në aksident humbën jetën 21 persona ndërsa shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Zëdhënësja e policisë, Catherine Anene tha se janë shpëtuar 2 persona në punimet e kërkim-shpëtimit në rajon, duke shtuar se ende vazhdojnë punimet.